Themel profesional në thonj
Jo çdo fillim është i barabartë.
Disa fillime krijojnë konfuzion.
Ky krijon bazë.
Ky kurs i TM Academy është ndërtuar për ata që nuk duan të mësojnë "pak nga gjithçka", por saktë atë që duhet për të nisur profesionalisht.
Një ditë formimi fizik, praktik dhe i strukturuar, ku mëson:
- si përgatitet thoi natyral në mënyrë korrekte
- si funksionon realisht procesi i punës
- pse disa thonj nuk zgjasin dhe si shmangen gabimet bazë
- si ndërtohet siguria në dorë dhe në mendim
Pa premtime të shpejta.
Pa teori të tepërt.
Vetëm bazë që nuk zëvëndësohet më vonë.
Ky kurs është:
- pika e nisjes pë profesioniste të ardhshme
- filtri mes interesit dhe seriozitetit
- hapi i parë i strukturuar drejt formimit të plotë
- Çertifikatë pjesëmarrjeje përfshihet
- Diploma profesionale blhet veçmas
- Vende të kufizuara pë cilësi reale mësimi
Për kë është ky kurs?
Ky kurs është i përshtatshëm për:
- vajza që duan të nisin profesionin e thonjve nga baza të sakta
- nail arstise që ndiejnë se kanë boshllëqe në teknikë dhe siguri
- persona që duan një eksperiencë reale, fizike, përpara formimeve më të avancuara
- ata që kërkojnë qartësi profesionale, jo konfuzion
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme e detyrueshme.
Kërkohet vullnet për të mësuar saktë.
Çfarë mëson realisht?
Gjatë këtij kursi 1-ditor, fokusi është te themelimi profesional i punës:
- përgatitja korrekte e thoit natyral
- higjena dhe organizimi profesional i vendit të punës
- kuptimi i produkteve dhe funksionit të tyre
- ndërtimi i strukturës bazë
- identifikimi dhe shmangia e gabimeve më të zakonshme
Çdo hap shpjegohet qartë, demonstrohet praktikisht dhe lidhet me logjikën reale të punës profesionale, jo me rutina mekanike.
Si zhvillohet kursi?
- Kurs fizik, në ambient profesional të TM Academy
- Fokus i fortë në praktikë dhe kuptim
- Grupe të vogla për vëmendje individuale
- Pyetje, sqarime dhe orientim gjatë gjithe ditës
Qasja e TM Academy është e thjeshtë:
më pak konfuzion, më shumë qartësi.
Çfarë fiton nga ky kurs?
- siguri më të madhe në dorë dhe vendimmarrje
- kuptim të rrjedhës së saktë profesionale
- bazë të fortë për zhvillim të mëtejshëm
- orientim të qartë për hapat e ardhshëm në këtë profesion
Ky kurs nuk të shet iluzione.
Të jep bazën që nuk zëvëndësohet më vonë.
Çfarë NUK është ky kurs
- nuk është formim i plotë profesional
- nuk zëvendëson kurset disa-ditore ose programet e avancuara
- nuk garanton rezultate pa praktikë dhe përkushtim personal
Transparenca është pjesë e filozofisë së TM Academy.
Certifikimi
- Kursi shoqërohet me certifikatë pjesëmarrjeje nga TM Academy
- Diploma profesionale blihet veçmas, si pjesë e rrugëtimit të plotë të formimit
Pse TM Academy
TM Academy nuk mëson thjesht teknika.
Ndërton mënyrën si mendon dhe punon një nail artiste profesioniste.
Ky kurs është hapi i parë për ata që duan të hyjnë në këtë profesion me seriozitet, vetëdije dhe standarde reale.
Regjistrimi
Regjistrimi bëhet online.
Numri i vendeve është i kufizuar për të garantuar cilësinë e mësimit.