Kurs online – perfeksion estetik mbi strukturë të saktë
French dhe Ombre nuk falin gabime.
Ato tregojnë menjëherë nivelin e vërtetë profesional.
Ky kurs online i TM Academy është krijuar për nail artiste që duan të realizojnë French dhe Ombre të pastra, të balancuara dhe të qëndrueshme, të ndërtuara mbi strukturë të saktë, jo thjesht mbi efekt vizual.
Për kë është ky kurs
Ky kurs është i përshtatshëm për:
- nail artiste që duan të përmirësojnë nivelin estetik
- profesioniste që hasin vështirësi me simetrinë dhe kalimet
- ata që duan French dhe Ombre pa linja të ashpra apo pabarazi
- persona që kërkojnë kontroll dhe precizion në punë
Rekomandohet të kesh bazë në strukturë dhe proceset e xhelit.
Çfarë mëson realisht
Në këtë kurs online mëson:
- parimet bazë të French dhe Ombre
- ndërtimin e French-it të pastër dhe simetrik
- realizimin e Ombre-s me kalim të butë
- kontrollin e linjave dhe proporcioneve
- zgjedhjen e produkteve të përshtatshme
- shmangien e gabimeve më të zakonshme
Çdo teknikë shpjegohet me logjikë estetike dhe teknike, jo me improvizim.
Si zhvillohet kursi online
- Kursonline, i aksesueshëm nga kudo
- Video të strukturuara hap pas hapi
- Mundësi për t’i ndjekur sipas ritmit tënd
- Renditje logjike nga baza te perfeksionimi
TM Academy mëson që bukuria vjen nga saktësia, jo nga mbulimi i gabimeve.
Çfarë fiton nga ky kurs
- French më të pastra dhe të balancuara
- Ombre me kalime të buta dhe profesionale
- kontroll më të lartë estetik
- rritje të nivelit profesional të punës
Ky kurs nuk e fsheh strukturën.
E bën të duket perfekte.
Certifikimi
- Kursi shoqërohet mecertifikatë pjesëmarrjeje
- Diploma profesionale blihet veçmas, si pjesë e rrugëtimit të plotë profesional
Pse French dhe Ombre te TM Academy
Sepse TM Academy:
- ndërton estetikë mbi strukturë
- mëson precizion dhe kontroll
- e trajton French dhe Ombre si standard profesional
Ky kurs është për ata që duan punë
të pastër, të saktë dhe vizualisht perfekte.
Regjistrimi
Regjistrimi bëhet online.
Akses i menjëhershëm pas regjistrimit.